Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e djeshme në Kamëz të Shqipëris, ku një 38 vjeçar është vetëvrarë.
Viktima me inicialet B.A, dyshohet se ishte biznesmen i cili zotëronte një biznes në Kamëz.
“Rreth mesnatës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, në banesën e tij, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, shtetasi B. A., 38 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.