Pensionohet zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

Pensionohet zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi

Është pensionuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Rreshter Vesel Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, ku me rastin e pensionimit është mbajtur edhe një ceremoni.

“Rreshter Gashi ka dhënë një kontribut të çmuar për shumë vite në shërbim të sigurisë publike, fillimisht si pjesëtar i rregullt i Policisë dhe më pas si Rreshter dhe për një kohë të gjatë si Zëdhënës Rajonal për rajonin  e Prizrenit, duke qenë një urë e rëndësishme komunikimi ndërmjet Policisë dhe publikut”, tha policia.

Policia e ka falënderuar Gashin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë karrierës së tij.

Related Articles