Kryesuesi i seancë konstituive, Avni Dehari, i ka ftuar partitë në konsultime para nisjes së vazhdimit të seancës.
Ky takim është ftuar nga ora 11:30.
Kjo u konfirmua nga shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj.
“Po, kemi pranuar ftesë me fillim nga ora 11:30. Ne si AAK do të shkojmë në këtë takim”,deklaroi ajo.
Ndryshe, me fillim nga ora 12:00 pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.
Mbetet të shihet nëse sot përfundimisht do të ndodhë kjo apo do të shtyhet edhe për 48 orë të tjera.