Sveçla për opozitën: S’kanë qare pa u dorëzu

Sveçla për opozitën: S’kanë qare pa u dorëzu

Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla u shpreh i sigurt se “nuk ka shpëtim” për opozitën.

Ai para mediave, derisa po dilte nga objekti i Kuvendit, deklaroi se “s’kanë qare pa u dorëzu”.

“Vonim ka, s’kanë pshtim. S’kanë qare pa u dorëzu” – u shpreh shkurt Sveçla.

Ai theksoi se të enjten, sërish do të propozohet emri i njëjtë për kryeparlamentare.

Në dy votime, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota.

Nisma Socialdemokrate nuk e votoi për kryeparlamentare, anise edhe vetë ajo kishte deklaruar se i kanë numrat e nevojshëm.

Related Articles