Vatikani ka publikuar sot fotot e para të trupit të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga një goditje cerebrale.
Trupi i Papës ndodhet ende në rezidencën e tij në Casa Santa Marta, ku kishte qëndruar në rikuperim pasi u lirua nga spitali Gemelli, pas një qëndrimi disamujor për shkak të pneumonisë.
Në pamjet e publikuara, Papa shfaqet i veshur me petkun e kuq liturgjik, me një rruzare në duar dhe i vendosur në një arkivol të thjeshtë prej druri – një simbol i përulësisë që ai e mishëroi gjatë gjithë pontifikatit të tij.
Trupi do të zhvendoset nesër, më 23 prill, në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarëve do t’u jepet mundësia t’i bëjnë homazhe dhe të luten për të ndjerin Papë, i cili do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj paqes, drejtësisë dhe thjeshtësisë.