Me rastin e Ditës së Tokës, fëmijët e SOS Fshatit kanë mbjellur lule, raporton Gazeta Enigma.
SOS Fshati në faqen e tyre zyrtare kanë njoftuar për aktivitetin ku theksohet se “dashuria për natyrën nuk tregohet me fjalë, por me kujdes”.
“Në Ditën e Tokës, fëmijët në SOS Fshat s’kanë fjalë të mëdha për Tokën, por kanë duar që mbjellin, e zemra që nuk lënë mbeturina pas. Sepse dashuria për natyrën nuk tregohet me fjalë – por me kujdes”, thuhet në postim. / Gazeta Enigma.