Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në një deklaratë të tij tha se po përmendet një version ku Albin Kurti po insiston t’i mbajë zgjedhjet lokale dhe nacionale për një ditë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Gjini ka thënë se kjo mund të ndodh nëse nuk do të ketë ndërhyrje të opozitës në proces. “Pse dikush mund të mos dojë të krijojë qeverinë, ose ta shtyjë kohë. Një version që përmendet është se Kurti po insiston që me e gjetë rrugën që me i mbajtë zgjedhjet lokale dhe nacionale në të njëjtën ditë”, deklaroi Gjini në “rubikon”.
“Nëse vazhdon kështu dhe nëse nuk do të ketë ndërhyrje të opozitës në proces, nuk po flas për ndërhyrje të natyrave jodemokratike, po, jemi duke e parë”, u shpreh tutje Gjini. /Gazeta Enigma/