Ngërçi i Kuvendit – A do të zhbllokohet sot situata?

Ngërçi i Kuvendit – A do të zhbllokohet sot situata?

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet sërish në ora 10:00 në përpjekje për të çuar përpara procesin e konstituimit të legjislaturës së nëntë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku LVV për këtë pozitë ka propozuar Albulena Haxhiun.

Deri më tani Albulena Haxhiu ka dështuar tri herë të zgjidhet në krye të Kuvendit, për shkak të mungesës së numrave.

Në dy përpjekjet e para, ajo mori 57 vota për, ndërsa në të tretën emri i saj nuk u hodh fare në votim – seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Megjithatë, Vetëvendosje nuk ka ndërmend të heqë dorë. Deputeti Glauk Konjufca ka bërë thirrje për marrëveshje politike, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal për një kompromis mes partive.

Edhe deputeti Dimal Basha tha se LVV nuk është duke menduar për ndërrim të emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Siç u shpreh ai, “nuk është për t’iu pëlqyer opozitës” meqë i takon partisë së parë ta propozojë.

Related Articles