Në 24 orët e fundit në Kosovë u raportua vetëm një rast i dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 21.04.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/