Haxhiu para seancës: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

Haxhiu para seancës: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

Pretendetja për pozitën e Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar se partia e saj nuk stepet nga qëndrimet e veta, raporton Gazeta Enigma.

Para seancës së sotme ajo ka konfirmuar se sërish emri i saj do propozohet për kryeparlamentare, duke mos dhënë detaje të tjera.

LEXO EDHE: Nëse jo Haxhiu, kush tjetër? PDK e LDK nuk japin emra – Sot vazhdon saga

“Nuk e dimë cilat janë qëndrimet e opozitës, por ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë”, tha Haxhiu.

Ndërkaq nga ora 10:00 pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës. / Gazeta Enigma.

Related Articles