Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri – I vazhdohet masa e paraburgimit për dy muaj Bleon Dibranit

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri – I vazhdohet masa e paraburgimit për dy muaj Bleon Dibranit

19-vjeçari Ardit Zymeri u vra më 23 mars të këtij viti nga Bleon Dibrani, i cili e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të cilën ai rëndohet, raporton Gazeta “Enigma”.

Dibrani dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ku ndaj të njëjtit, Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur që të vazhdojë paraburgimin edhe për dy muaj.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se fillimisht kërkesën për zgjatje të masës së paraburgimit ndaj Dibranit e ka bërë Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, ndaj të pandehurit B.D.. Paraburgimi do të vazhdojë nga sot më 23 prill deri më 23 qershor të këtij viti”, tha Haxhaj.

Related Articles