Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Studeçan të Suharekës, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se Policia është lajmëruar nga Emergjenca e Suharekës dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 15:-05, Policia është njoftuar nga Emergjenca në Suharekë për një vdekje të dyshimtë”, ka thënë Shaban Osmanollaj për Gazetën Enigma.
Ai ka thënë se me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për Obduksion./Gazeta Enigma/