Endrit Thaçi, djali i ish-presidenti Hashim Thaçi, të enjten i ka uruar ditëlindjen babait të tij, i cili gjendet në paraburgim në Hagë, raporton Gazeta Enigma.
“Krejt jetën nuk numërove vite, por suksese për Kosovën. Ditëlindjen e radhës do ta festojmë bashkë”, ka shkruar Endriti në rrjetin e tij social.
Thaçi sot mbush 57 vjet.