“Di diçka, por nuk i di detajet” – Peci pyetet nëse Duda Balje do jetë ministre

“Di diçka, por nuk i di detajet” – Peci pyetet nëse Duda Balje do jetë ministre

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, nuk iu është përgjigjur gazetarëve nëse është definitive, që deputetja Duda Balje do marrë një post ministror në ekzekutivin e ri, raporton Gazeta Enigma.

“Di diçka, po nuk i di detajet”, tha Peci, duke shtuar se “mandatari i Qeverisë e vendos saktësisht”.

Tutje ai tha se rruga e duhur është debllokimi i Kuvendit.

“Mendoj që partitë opozitare ose partia për partinë tjetër nuk mund të bëjë propozime. Voton ose nuk e voton është zgjedhje e tyre. Rruga më e duhur dhe e arsyeshme është debllokimi dhe të shkohet drejt konstituimit të Kuvendit”, tha Peci. / Gazeta Enigma.

Related Articles