Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, i cili do të prehet në Bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.
Në një video të publikuar nga Presidenca, Osmani shihet duke mbërritur në Bazilikë së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, shkruan Gazeta Enigma.
Papa Françesku ndërroi jetë të hënën, më 21 prill, pas një sëmundjeje të rëndë. Në ceremoninë e varrimit të tij pritet të marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz./GazetaEnigma/