Aksident mes gjashtë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen katër persona

Aksident mes gjashtë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen katër persona

Një aksident zingjiror ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura, e për pasojë janë lënduar katër persona.

Të lënduarit kanë pranuar ndihmëmjekësore.

“Rreth orës 18:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje-F.Kosovë). Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës. 

Related Articles