Gjendet mjet dyshues shpërthyes në Kaçanik

Gjendet mjet dyshues shpërthyes në Kaçanik

Një mjet shpërthyer dyshohet se është gjetur të shtunën në Kaçanik. 

Policia ka njoftuar të hënën se në këtë mjet është hasur gjatë gërmimeve me ekskavator.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe njësiti për deminim i KFOR-it. 

“Është raportuar se gjatë gërmimeve me ekskavator është hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti për deminim i KFOR-it”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles