Limaj: LVV ta bëj një marrëveshje politike e pastaj të vijë për emërim të kryeparlamentarit dhe koalicionit qeverisës

Limaj: LVV ta bëj një marrëveshje politike e pastaj të vijë për emërim të kryeparlamentarit dhe koalicionit qeverisës

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se votat e partisë së tij do të jenë si herët e kaluara, të cilat kanë qenë abstenim, për votimin e Albulena Haxhiut për kryeparalamentare.

Limaj tha se zgjidhja në këtë situatë është që partia fituese t’i bëj përpjekjet e mundshme për të ndërtuar shumicën paralamentare, dhe pastaj të pasojë me emërimin e kryeparlamentarit dhe koalicionin qeverisës.

“E vetmja rrugë është që me marrëveshje politike të shkohet në Kuvend dhe të zgjedhet edhe kryeparlamentari edhe koalicioni qeverisës”, tha Limaj, transmeton Gazeta Enigma.

“Nisma do japër kontributin maksimal. Do donim që Kosova t’i ndërtojë institucionet e veta sepse këtë e duan qytetarët”, u shpreh më tej ai.

Related Articles