Ushtarët amerikanë zhvillojnë trajnim për menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë

Ushtarët amerikanë zhvillojnë trajnim për menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë realizuar një trajnim dyditor në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel dhe Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

Aktiviteti trajnues kishte si qëllim përmirësimin e aftësive për menaxhimin e situatave emergjente, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e parë, duke u fokusuar në përgatitjen e përbashkët për përballimin e çdo skenari të mundshëm.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, përfaqësues të KFOR-it theksuan se ky trajnim është një pjesë e misionit të përditshëm për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë, me qëllim garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

Related Articles