Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shpërthim ka ndodhur brenda një veture në parkingun e QKUK-së, raporton Gazeta Enigma.
Shpërthimi ndodhi në veturën e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”./ Gazeta Enigma.
Policia jep detaje për veturën e U.D. drejtorit të QKUK-së: Bëhet fjalë për shpërthim
