Ish-diplomati Avni Arifi, ka komentuar ftesat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti drejt liderëve opozitarë për një takim të përbashkët nesër.
Arifi me ironi ka thumbuar stilin e komunikimit të Vetëvendosjes gjatë fushatës së kaluar, kur u referohej kundërshtarëve politikë si “hajvanë”.
”Mos të harrojmë se ka qenë edhe fyese kur Vetëvendosje i ka bërë ftesë vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës. Asnjë kërkim falje dmth … ‘more hajvana’ po mungon ajo fjalë”, tha Arifi.