Peci: LDK-ja është shndërruar në shoqëri aksionare

Peci: LDK-ja është shndërruar në shoqëri aksionare

Pas refuzimit që LDK-ja i bëri ftesës së kryeministrit, Albin Kurti, erdhi dhe reagimi nga LVV-ja, raporton Gazeta Enigma.

Deputeti dhe një nga kryetarët e Listës Guxo, Faton Peci para se të hynte në seancën e sotme e quajti LDK-në ‘shoqëri aksionare’.

“LDK kam përshtypjen që është shndërru në një shoqëri aksionare, sikur është e privatizume dhe varet se çka thonë aksionarët. Duke qenë se kam qenë një kohë të gjatë pjesë e LDK-së, ajo në të cilën është angazhu LDK në të kaluarën, nuk ka të bëj me këtë sot. Imagjinoni nëse ndjeket ky diskurs i LDK-së, ku refuzohet zhbllokimi i Kuvendit dhe institucioneve”, tha ai.

Related Articles