Hykmete Bajrami e LDK-së pas dësshtimit të sotëm të Kuvendit adresoi akuza të rënda kundrejt LVV-së, raporton Gazeta Enigma.
Ajo tha se po shkohet drejt zgjedhjeve, pasi LVV po dëshiron me çdo kusht ta bëjë Haxhiun kryeparlamentare.
“Ne sot flasim për emrin e Albulena haxhiut. Qytetarët që e kanë votuar me shumicë VV-në, duhet ta dinë që jemi duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve. Po shkojmë në zgjedhje, jo se s’po pajtohemi ta adresojmë inflacionin, apo s’po pajtohemi për luftën e mafisë energjetike, por sepse partia fituese që i ka 48 vota e ka një problem. Ata i kanë reduktuar të gjitha problemet në emrin e Albulena haxhiut. Po shkojmë në zgjedhje sepse VV po dëshiron t’i përsërisim zgjedhjet vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare”, ka thënë Bajrami./Gazeta Enigma.
Bajrami: Po shkojmë drejt zgjedhjeve
