Eugen Cakolli nga IKD-ja pas dështimit të sencës së sotme ka dekaruar se votimi i fshehtë për krzetarin e ri të Kuvendit është shkelje dhe cenim i rëndë i procesit të votimit, raporton Gazeta “Enigma”.
Cakolli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka pohuar se kjo është përpjekje për të kontrabanduar vullnetin e deputetëve.
“Kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës, përveç se është shkelje dhe cenim i rëndë i procesit të votimit, nuk përbën zhbllokim të situatës. Është përpjekje për të kontrabanduar vullnetin e deputetëve”, ka shkruar ai.
Tutje Cakollia ka deklaruar se “Mungesa e përkushtimit dhe guximit për marrëveshje politike s’mund të mbulohet me procedura që shërbejnë si perde për dakordimet e prapaskenës”.
Ndër tjera, Cakolli ka parashtruar disa pyetje lidhur me situatën e sotme që u shkaktua në seancën e Kuvendit.
“Cila ishte arsyeja për këtë kthesë të papritur? A ka indikacione se dikush do të votojë ndryshe në votim të fshehur, apo thjesht po hapet dera për pazare të fshehta?”.
“Pse po tentohet të fshihet vullneti politik, kur vota duhet të jetë përfaqësim i qytetarit? Pse?!”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma/