Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në rezultatet e analizave të dërguara jashtë shtetit, për rastin e Deçanit, janë detektuar edhe tri baktere të tjera, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një komunikate për media, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se mostrat e fecesit të dërguara për testim në laboratorët jashtë Kosovës janë detektuar edhe tri baktere.
“Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratorët jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC)“, thuhet në komunikatën për medie.