Vendimet janë pjesë e jetës. Ju mund t’ju duhet të zgjidhni vendin më të mirë të pushimeve, kandidatin për punë, dadon ose një vend për të jetuar.
Sidoqoftë, vendimi më i rëndësishëm mund të jetë identifikimi i partnerit më të mirë për ju. Marrëdhëniet kanë rëndësi – shumë. Ato kanë pasoja për shëndetin tuaj, reagimet tuaja ndaj stresit dhe madje edhe mënyrën se si e shihni botën. Si mund të përcaktoni nëse partneri juaj aktual është më i miri nga më të mirët ose të paktën, më i miri për ju, veçanërisht kur ndoshta keni dyshimet tuaja për këtë?
Frymëzuar nga Lisa Keltner, psikologe, më poshtë gjeni një listë me 15 pyetje për të nxjerrë në pah atë që ka më shumë rëndësi. Vini re se kjo listë nuk bën fjalë për një takim të radhës të Tinder apo një “summer fling” afatshkurtër. Pyetjet përqendrohen në atë që ka rëndësi për dashurinë serioze, afatgjatë dhe të qëndrueshme. Për të përfituar nga ky “ushtrim”, ju duhet të jeni të sinqertë dhe mbi të gjitha, të mos gënjeni veten.
Fillimisht, merrni parasysh secilën pyetje dhe përgjigjuni me një “po” ose “jo” të thjeshtë:
1. A ju bën partneri juaj një person më të mirë, dhe a bëni dhe ju të njëjtën gjë për ta?
2. A ndiheni të dy rehat me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për të treguar si ndiheni apo për t’u mbështetur te njëri-tjetri, pa frikën ose shqetësimin se partneri do largohet?
3. A e pranoni ju dhe partneri juaj njëri-tjetrin për atë që jeni, pa u përpjekur të ndryshoni njëri-tjetrin?
4. Kur lindin mosmarrëveshje, a komunikoni me respekt dhe pa përbuzje apo negativitet?
5. A e ndani në mënyrë të barabartë ose të kënaqshme vendimmarrjen, fuqinë dhe ndikimin në marrëdhënie?
6. A është partneri juaj shoku juaj më i mirë, dhe anasjelltas?
7. A mendoni ju dhe partneri juaj më shumë në termat “ne” sesa “unë”?
8. A do ia besonit njëri-tjetrit fjalëkalimet në rrjetet sociale dhe llogaritë bankare?
9. A keni ju dhe partneri juaj mendime të mira për njëri-tjetrin – pa pasur një qasje të tepruar/verbër pozitive, por realiste?
10. A mendojnë miqtë tuaj të ngushtë, si dhe miqtë e partnerit, që keni një marrëdhënie që do t’i rezistojë kohës?
11. A është marrëdhënia juaj pa “shenja alarmuese” si mashtrimi, xhelozia dhe sjellja kontrolluese?
12. A keni ju dhe partneri juaj të njëjtat vlera kur bëhet fjalë për politikë, fe, rëndësinë e martesës, dëshirën për të pasur fëmijë (ose jo) dhe si të të prindëroni?
13.. A jeni të gatshëm ju dhe partneri juaj të sakrifikoni nevojat, dëshirat dhe qëllimet tuaja personale për njëri-tjetrin (pa qenë gjithnjë ju ai që sakrifikoni ose jepni gjithmonë gjithçka)?
14. A keni ju dhe partneri juaj të dy personalitete të pranueshme dhe emocionalisht të qëndrueshme?
15. A përputheni seksualisht?
Interpretimi i përgjigjeve
Përgjigjja më e mirë për çdo pyetje është një “po” e shpejtë. Në ndonjë pyetje ju bën të mendoheni, ju çon në pauzë ose është “jo” e prerë – kjo është një fushë që kërkon vëmendje dhe përmirësim.
Nga ana tjetër, disa pyetje ndoshta nuk kanë aq rëndësi për ju dhe marrëdhënien tuaj. Prandaj, ka edhe 15 pyetje dhe jo më pak. A ka pyetje të tjera përveç këtyre? Sigurisht, por në përgjithësi ato që lexuat përmbledhin aspekte të rëndësishme të lidhjes suaj.
Në marrëdhënie, ka pak garanci për atë që mban e ardhmja. Merrni parasysh përgjigjet, ndjenjat dhe mblidhni sa më shumë të dhëna për marrëdhënien tuaj. Nëse mundeni, konsultohuni me ekspertë dhe mos harroni të merrni vendimin më të mirë, duke përdorur edhe zemrën, edhe kokën.
Burimi: Anabel/Psychology Today