Kërkohet paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barna, Prokuroria jep detaje

Kërkohet paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barna, Prokuroria jep detaje

Të premtën e 2 majit u arrestuan pesë persona, në mesin e tyre dy zyrtarë doganorë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ata dyshoheshin për kontrabandim me barëra përmes Aeroportit të Prishtinës. Lidhur me veprën “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, nga Prokuroria i Shtetit u ndalua një doganier.

Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ndaj tij është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka ndaluar vetëm një (1) person doganier për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe prokurori shtetit ka parashtruar kërkesën gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, tha Shala. /Gazeta Enigma/

Related Articles