Kurti nuk i shkroi letër PDK-së për koalicion, Lladrovci: “Rrushi që nuk arrihet, është i thartë”

Kurti nuk i shkroi letër PDK-së për koalicion, Lladrovci: “Rrushi që nuk arrihet, është i thartë”

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas letrës së Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, ku kërkohet që VV dhe LDK të bëjnë koalicion qeverisës.

Sa i përket faktit se Kurti nuk kontaktoi me partinë që doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-në e Memli Krasniqit, Lladrovci ironizoi me thënien ”Rrushi që nuk arrihet, është i thartë”.

“As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve. Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj”, shkroi Lladrovci në një postim në Facebook.

“Letrën e VV-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë!”, u shpreh tutje ai. /Gazeta Enigma.

Related Articles