Një vrasje makabre ka ndodhur në Prizren në orët e para të mëngjesit, raporton Gazeta Enigma.
Nga Policia për Gazetën Enigma kanë njoftuar se dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij 15 vjeçare, teksa ka plagosur gruan, vajzën tjetër dhe veten.
“Në orën 5:57 minuta, në rrugën “Shotë galica” në Prizren është njoftuar se një person është lënduar. Në vend ngjarjes është raportuar se i dyshuari ishte me thikë në dorë, dhe Policia me të marrë lajmin ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje janë gjetur tre të lënduar dhe në mesin e tyre është edhe i dyshuari i lënduar babai dy vajzat dhe gruan”, ka thënë Shqair Bytyqi, zëdhënës i rajonit të Przirenit.
Ai ka njoftuar se viktima, vajza e të dyshuarit, 15 vjeqare ka ndërruar jetë.
Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Drejtori i policisë në Prizren, Faton Aliu ka folur për ngjarjen tragjike në Prizren, ku dyshohet se babai vrau njërën vajzë dhe plagosi tjetrën.
Ai u shpreh se familja e cila ka shtetësi turke ka rreth një vit që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
“I dyshuari është nën mbikëqyrje, kontrollë policore, poashtu edhe gruaja e të dyshuarit, nëna e viktimës, sepse bëhet fjalë për një familje katëranëtarëshe, sipas informatave të para, dyshohet rreth një vit ka kohë që këta jetojnë dhe punojnë në Kosovë, nuk kemi raste të raportuara më herët për ta, për ndonjë mosmarrëveshje eventuale apo për ndonjë incident tjetër”, është shprehur ai.