Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se mërgimtarët janë të mirëpritur në Kosovë që t’i kalojnë pushime dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet, raporton Gazeta “Enigma”.
Këto komente ajo i bëri pas takimit me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga i cili është informuar me shërbimet dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve.
Ajo ka shtuar se është detyrë e institucioneve krijimi i kushteve më të mira për mërgimtarët dhe se për këta muaj do të organizohen numër i madh i aktiviteteve kulturore.
“E kam përgëzuar kryetarin për punën e mirë mërgata vjen në shtëpinë e saj për të kaluar pushimet. Jemi të lumtur që në këtë vit i kemi në numër kaq të madhe sepse vitin e kaluar kemi pasur të vështirë nga që pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundur të vijnë”.
“Mërgata e dinë që është e mirëseardhur në vendlindjen e saj. Është detyrë e institucioneve krijimi i kushteve më të mira për mërgimtar. Në fund të sezonit ne do të vijmë prapë për vizitë në komunë për të parë se cilat kërkesa janë artikuluar me ofertën që bëjmë. Presim aktivitet të shumta kulturore. Prandaj do të jenë javë dhe muaj të gëzuar”.
Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj tha se janë përgatitur për t’i pritur mërgimtarë në Suharekë.
“Së bashku me ministren Gërvalla biseduam për pritjet e diasporës. Do të bashkëpunojmë me ta do t’i pyesim për problemet që kanë dhe besoj që pas një muaji do të takohemi edhe njëherë. Diaspora do të vijnë më shumë të kalojnë kohën me familje”.