Kurti në Gjilan s’flet për ftesën ndaj LDK-së: Ato janë çështje të Prishtinës

Kurti në Gjilan s’flet për ftesën ndaj LDK-së: Ato janë çështje të Prishtinës

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ishte sot në Gjilan në një event përurimi, kur u pyet për ftesën që ai i bëri LDK-së, raporton Gazeta Enigma.

Por ai hezitoi t’i përgjigjet kësaj pyetje duke theksuar se “Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”.

“Nuk është kollaj ta analizojmë frikën e opozitës, kjo është për punën e analistave. Unë si kryeministër do vazhdoj tutje”, shtoi tutje Kurti. / Gazeta Enigma.

Related Articles