“Me aeroplan ushtarak është bartur kokainë në Shqipëri”

“Me aeroplan ushtarak është bartur kokainë në Shqipëri”

Diskutimi për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria sot ka ngjallur debate mes dy opinionistëve, Azdren Shala dhe Vehbi Kajtazi, raporton Gazeta “Enigma”.

“Unë mendoj që pikërisht tek ato arrestimet e shumta që janë bërë nga ish-ministrat e Ramës, tek shqiptarët kjo është perceptuar si pozitive, sepse kjo e hedh poshtë akuzën që Rama e ka të kapur sistemin e drejtësisë”, është shprehur Shala.

Ndërkaq, Kajtazi tha se Edi Rama e ka sulmuar SPAK-un për Erion Veliajn. “Për Erion Veliajn, Edi Rama e ka sulmuar direkt SPAK-un, e ka sulmuar brutalisht”, është shprehur Kajtazi në “Rubikon”.

Mospajtimet e tyre kanë vazhduar edhe më tej, ku Kajtazi tha se në Shqipëri është bartur kokainë me  aeroplan ushtarak. “Me aeroplan ushtarak është bartur kokaina në Shqipëri, në qeverisjen e Edi Ramës”, u shpreh ai.

E në lidhje me këtë, një kundërpërgjigje e pati Azdren Shala, “Kjo është akuzë e Vehbisë. Janë 12 vjet qeverisje, nuk po e tregon vitin. Ka mundësi është e vërtetë, nuk po e mohoj këtë pjesë, por krahas kësaj aty ka zhvillim, në aspektin infrastrukturor Shqipëria ka rilindur, në aspektin urban Shqipëria ka rilindur”, u shpreh tutje Shala.

Related Articles