Limaj: Kosova duhet të ketë një Qeveri të shumicës

Limaj: Kosova duhet të ketë një Qeveri të shumicës


Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se në situatën e krijuar vetëm një Qeveri e shumicës mund të jetë zgjidhja ideale, raporton Gazeta Enigma.

“Në politikë duhet të bisedohet, duhet njerëz të përgjegjshëm. Bisedohet me ata që ke dallime. Qëndrimet tona i shfaqim aty, në një takim të mundshëm por përgjithësisht e mbështes idenë, mënyrën e qeverisjes së shumicës, duhet të ketë Kosova një shumicë parlamentare vetëm kështu mund të ju përgjigjemi sfidave që na presin”, theksoi ai para seancës së sotme.

Kurse sa i përket takimit konstultativ të ftuar nga Osmani, ai tha se “Kemi disa propozime të cilat do ti shpalosim aty”. / Gazeta Enigma.  

Related Articles