Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar i pari si çdo herë pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar, teksa ka fajësuar LVV-në se po e mbanë qëllimshëm krizën institucionale.
“Unë shpreh keqardhje për situatën në të cilën i gjithë vendi, qytetarët dhe institucionet kanë mbetur peng të LVV-së e cila përkundër insistimit tonë që të ndërroj kandidatin, ata nuk po e bëjnë një gjë të tillë”, theksoi ai.
Ai ka kujtuar praktikat botërore kur është ndërru kandidati.
“Nuk ndryshon asgjë deri tek takimi i presidentes. Do të shprehim atë që kemi shprehur gjatë gjithë kohës, përkushtimin tonë për të dalur nga kjo krizrë institucionale të cilën po na mbanë pa arsyje Lëvizja Vetëvendosje”. / Gazeta Enigma.
Krasniqi fajëson LVV-në për krizën institucionale
