Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Tredanfilova, po pritet të mbajë një konferencë për media në Prishtinë.
Para ndërtesës ku ajo po pritet ta mbajë këtë konferencë, janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët po ashtu kanë paralajmëruar një konferencë për media.
E në ndërkohë, sigurimi i Trendafilovas, përveç Policisë, është parë duke xhiruar e duke përcjellë situatën para hotelit.
OVL e UÇK-së, në ftesën për media për konferencën e sotme për në orën 12:00, thanë: “Në një kohë kur zërat kundër vlerave të luftës po shtohen, ju ftojmë të mos u jepet hapësirë interpretuesve të historisë sonë, por të jeni aty ku thuhet e vërteta, aty ku flasin përfaqësuesit legjitimë të asaj që kemi kaluar si popull”.
Ndërkaq, protestës i është bashkuar edhe PSD-ja.