Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka uruar Edi Ramës për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Zelenksy përcolli urimet për Edi Ramën përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se e vlerëson lidershipin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Ukrainën.
“Urime Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptarë”, shkroi Zelensky në X,
Ai theksoi më tej qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë.
“Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve”.