Peci thotë se po bëjnë vazhdimisht përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin

Peci thotë se po bëjnë vazhdimisht përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin

Ministri në detyrë, Faton Peci, ka thënë se po bëhen përpjekje të vazhdueshme nga partia në pushtet për ta zhbllokuar ngërçin politik, teksa ka theksuar se emri i Haxhiut “nuk është problemi”, raporton Gazeta Enigma.

“Ne si grup parlamentar në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për zhbllokim të kësaj gjendje. Jemi duke kryer detyrimet tona ligjore e kushtetuese, jo vetëm duke marrë pjesë, por duke marrë pjesë edhe në proces të votimit. Është shumë e rëndësishme të potencohet se meqë ka sot përfolje të vazhdueshme për ta ndërruar emrin e kandidates për kryeparlamentare, ne nuk kemi ardhur te propozimi i emrit. Ne kërkojmë një herë proces të votimit të fshehtë. Emri i Haxhiut nuk është problemi, jemi duke i hyrë në hak pa nevojë. Pjesë e përpjekjeve tona është edhe ftesa që u dërgoi Kurti liderëve të PDK-së e LDK-së”, ka thënë ai.

Peci foli edhe për takimet e sotme me presidenten Vjosa Osmani. / Gazeta Enigma.

Related Articles