Ani pse policia shqiptare nuk ka dhënë leje për mbajtjen e protestës së opozitës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë filluar protestën.
Zyrtarëve të PD-së nuk iu ka penguar faktin se sot në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian kanë zbritur liderët e 47 shteteve evropiane.
Sipas Top Channel, përfaqësuesit e PD, Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo dhe disa të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë për të protestuar.
Kjo protestë po mbahet nën sloganin “Poshtë diktatura”, “Duam votat tona”, “Edi Rama kriminel”.