AGK dënon gjuhën e Gërvallës ndaj mediave: Sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon

AGK dënon gjuhën e Gërvallës ndaj mediave: Sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila në së paku dy raste gjatë ditës së premte ka sulmuar mediat dhe gazetarët përmes postimeve në Facebook.

AGK ka bërë thirrje nga VV-ja dhe partnerët e saj, ta ndalin retorikën nxitëse.

Reagimi i plotë:

Deputetja, Donika Gërvalla Schëarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në së paku dy postime në Facebook, teksa ka mbrojtur deputetin tjetër, Faton Peci.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka shkruar, “Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime”, dhe gjithashtu “E hajt mos i quaj këta, që veç gazetarë nuk janë, mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit”.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politke që ka udhëhequr më Kosovën në 4 vitet e fundit, dhe i kujton se sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave.

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj të vegjël, që të ndalojnë me retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve.

Related Articles