KF Vushtrria ka zyrtarizuar një përforcim.
Portieri kosovar, Petrit Tahiri është rikthyer tek Vushtrria.
Kjo është hera e tretë që Tahiri është rikthyer tek skuadra e Vushtrrisë, së fundmi ai u largua në vitin 2020 ku u transferua tek Vllaznia.
Dy herat e tjera, Tahiri u largua në vitin 2013 dhe në vitin 2019.
Lajmin për rikhtimin e Tahirit e ka bërë publik KF Vushtrria përmes rrjetit social Facebook.