Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias

Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se së bashku me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, kanë zhvilluar një takim me Flutura Kusarin dhe Xhemajl Rexhën, për të diskutuar gjendjen e mediave në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rohde ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gazetarisë së lirë dhe të pavarur, si një element kyç për funksionimin e demokracisë.

“Këtë mëngjes, përfaqësuesit e Quint-it dhe BE-së 🇪🇺 u takuan me Flutura Kusarin dhe Xhemajl Rexhën, duke diskutuar situatën e medias dhe shtypit në Kosovë. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është një gurthemel i demokracisë dhe meriton të respektohet dhe të mbrohet”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Related Articles