Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Mitrovicë, ka propozuar zyrtarisht Gëzim Plakollin si kandidat për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së fundit të Kryesisë së degës, ku është theksuar njëzëri besimi në kapacitetet udhëheqëse të Plakollit.
Përmes një njoftimi në Facebook, dega lokale e LDK-së ka bërë të ditur se kandidatura e Plakollit është shprehje e vlerësimit për përvojën e tij politike, angazhimin afatgjatë në shërbim të qytetarëve dhe vizionin e qartë për të ardhmen e Mitrovicës.
“Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur,” thuhet në njoftim.