Të shtunën e 17 majit ka vdekur gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot, raporton Gazeta “Enigma”.
Kujtojmë se akisdenti mes dy veturave kishte ndodhur më 12 prill të këtij viti, ku tre persona kishin mbetur të lënduar, derisa ditën e djeshme pasagjerja e njërës prej veturave ka humbur jetën.
Policia tutje ka njoftuar se edhe njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në QKUK, ndëra tjetri tani më është liruar.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Derisa bashkëshorti i viktimës ka njoftuar se ajo do të varroset sot në orën 17:00. Ajo la pas tre fëmijë.
“Njoftim mortor ju njoftojmë që ndërroi jetë bashkëshortja ime Xhylie Ademaj Jakupi (Nënë e tre fëmive). Vorrimi i të ndjerës bëhet neser (18.05.2025) me namazin e Ikindis në ora (17:00). Me respekt familja Jakupi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/