Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluara në orët e mëngjesit, ndërsa orëve të pasditës, sidomos në mbrëmje, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas Meteo Kosova era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-62 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C. / Gazeta Enigma.