Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, para seancës së sotme ka thënë se dalja nga kriza nuk është në dorë të partive që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, raporton Gazeta Enigma.
“Pjesa kryesore i takon pjesë së partive LDK, PDK, AAK, NISMA. Krejt deputetët tanë që po marrin pjesë, po votojnë në funksion të zhbllokimit të gjendjes dhe themelimit të institucioneve të vendit. Në dorë të partive që nuk kanë votuar deri tash është dalja apo mosdalja nga kriza. Deri sot ata kanë treguar një jogatishmëri që Kosovës me i dhënë institucione. Ne si grup parlamentar kemi ofruara zgjidhje”, ka deklaruar Peci, para nisjes së vazhdimit të 18-të të seancës konstituive. / Gazeta Enigma.