Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen dy kamioneta

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen dy kamioneta

Këtë të hënë ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 15:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit, raporton Gazeta “Enigma”.

Në aksident janë përfshirë dy kamioneta, policia ka dalë ë vendin e ngjarjes.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili ka njoftuar se nga ky aksident nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 15:00, në autostradën “ Ibrahim Rugova” afër Mazgitit është raportuar një aksident trafiku. Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe është konstatuar se dy kamioneta janë të përfshira në rast. Nuk raportohet për lëndime trupore deri në ketë fazë dhe ekipet policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaktarët dhe rrethanat tjera të këtij aksidenti”, tha Hoxha. /Gazeta Enigma/

Related Articles