Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka miratuar dosjen e SPAK-ut, në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kreu i PD-së po akuzohet për korrupsion pasiv duke i favorizuar familjarët e tij për ish-kompleksin Partizani.
Pas vendimit të Gjykatës Berisha është kryeministri i parë që do të ulet në bankën e të akuzuarve.