Kurti “i hynë llugave” kur pyetet për ngërçin politik

Kurti “i hynë llugave” kur pyetet për ngërçin politik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është përgjigjur për dështimin e konsituimit të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ai u pyet në lidhje me takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe ngërçin politik, por i njëjti vendosi që të fliste për një objekt banimi.

“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social. Për ato çështjet tjera të bllokimeve janë në Prishtinë, ne jemi për ndërtim këtu”, deklaroi Kurti.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as dje në përpjekjen e tetëmbëdhjetë.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet nesër në orën 11:00. /Gazeta Enigma.

Related Articles