Dosja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale edhe zyrtarisht i është transmetuar Trupit Gjykues nga gjyqtari francez i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou.
Katër gjyqtarët e trupit gjykues në rastin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt kanë në dorë tashmë dosjen e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo nënkupton edhe hapin final për nisjen e gjykimit ndaj tyre, shkruan lajmi.net, transmeton Gazeta Engima.
Brenda 30 ditësh, siç parashihet me rregullore, gjykatësi paraprak do të dorëzojë tek trupi gjykues materialet si më poshtë:
(a) Aktakuza siç është konfirmuar;
(b) Të gjitha regjistrat dhe materialin e paraqitur përmes sistemit elektronik të menaxhimit të gjykatës;
(c) Çdo material dëshmues i marrë që nuk i nënshtrohet paragrafit (1) (b);
(d) Çdo korrespondencë tjetër në lidhje me çështjen e paditur në Njësinë e Menaxhimit të Gjykatës;
e) Një dokument të dorëzimit që përmbledh: (I) argumentet e palëve dhe, kur është e zbatueshme, avokatin e viktimave mbi faktet dhe ligjin në fuqi; (II) pikat e marrëveshjes; (III) një listë të urdhrave dhe vendimeve të marra nga Gjyqtari i Procedurës paraprake; (IV) materialin dëshmues të prodhuar nga secila Palë; (V) sugjerime për numrin dhe rëndësinë e dëshmitarëve që do të thirren; (VI) çështjet e kundërta dhe ligji që janë në diskutim; (VII) gjendja e avancimit të procesit të zbulimit; (VIII) të gjitha takimet me Palët; dhe (IX) çdo çështje tjetër që ka mbetur e pazgjidhur;
(f) Çdo kërkesë dhe vendim në lidhje me zbulimin; dhe
(g) Çdo material tjetër që ka të bëjë me çështjen.
Lajmi.net raportoi dje se në Trupin Gjykues në këtë rast është caktuar një gjyqtar i cili ishte shumë i përmendur në raportet e ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për ndikime në raste kundër krerëve të UÇK-së. Bëhet fjalë për Charles Smith, transmeton Gazeta Enigma.
Charles Smith është emër i njohur për opinionin kosovar. Amerikani për tri vite ka punuar në Kosovë, në kuadër të misionit të EULEX-it. Aty ai njëherë u zgjodh kryetar dhe nënkryetar i Kuvendit të Gjykatësve të EULEX-it, më 2011-2012 si dhe 2013.
Gjykatësi Çarls L. Smith, III (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) punon që nga viti 2014 si gjykatës për ndërmjetësim dhe arbitrazh.
Nga 2010 deri më 2013, ai ishte gjykatës i EULEX-it. Gjatë këtij mandati, u bë anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri më 2013, dhe u zgjodh nënkryetar dhe kryetar i kuvendit të gjykatësve të EULEX-it, përkatësisht për 2011-2012 dhe 2013.
Më 1990, ai u emërua gjykatës qarku në Qarkun e Katërt Gjyqësor në shtetin Aioua (Iowa), ku gjatë periudhës 1996-2010, ishte kryegjykatës dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor të shtetit Aioua. Nga 1970 deri më 1989, ai kishte zyrën e vetë të avokatisë i specializuar për çështje penale dhe civile si dhe në të drejtën tregtare, tatimore dhe të trashëgimisë.
Gjykatësi Smith III u diplomua si jurist nga Universiteti i Krejtënit (Creighton) në SHBA, më 1970. Ai fitoi të drejtën e ushtrimit të avokatisë në shtetin e Nevadës (Nevada), në qershor 1970 dhe në shtetin Aioua, në qershor 1971.
Gjykatësi Kristof Barte (Gjermani) është prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani që nga viti 2010, ku është specializuar në procedimin penal të krimeve të luftës dhe gjenocidit.
Gjatë periudhës 2009-2010, ai ishte prokuror publik në Mynih, i ngarkuar me çështje të së drejtës ambientale dhe të drejtës së përgjithshme penale. Më 2008-2009, punoi si gjykatës në një gjykatë lokale në Rozenhaim (Rosenheim) në Gjermani, ku kreu detyrën e gjykatësit hetimor dhe të gjykatësit të trupit gjykues.
Nga 2005 deri më 2007 punoi si prokuror publik në Traunshtain (Traunstein). Gjatë periudhës 2004-2005, punoi si bashkëpunëtor shkencor pasuniversitar në Universitetin e Gëtingenit, në Gjermani. Nga 2002 deri më 2003 ishte gjykatës në gjykatën e qarkut në Bon dhe gjatë viteve 2001-2002 ishte avokat në profesion të lirë.
Gjykatësi Barte kreu studimet juridike në Universitetin e Bonit dhe atë të Lajdenit (Leiden) në Holandë. Ai u diplomua si jurist nga Universiteti i Bonit (Gjermani) dhe u doktorua për të drejtën penale ndërkombëtare në Universitetin e Gëtingenit. Gjithashtu ai është ligjërues i jashtëm në të drejtën dhe procedurën penale, të drejtën penale ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndër të tjera në Rrjetin Evropian për Trajnimin Gjyqësor (EJTN) dhe në Akademinë Gjyqësore të Gjermanisë. Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare dhe vendore.
Gjykatësi Genël Metro (Zvicër) ka shërbyer si këshilltar për shtete dhe OJQ të ndryshme në kuadër të proceseve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe në lidhje me hetime e procedime penale të krimeve ndërkombëtare.
Gjykatësi Metro ka punuar si avokat mbrojtës dhe konsulent në çështje të njohura për krime lufte dhe terrorizëm në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunalin Special për Libanin, Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Gjykatësi Metro është anëtar i Panelit të EULEX-it për Shqyrtimin e të drejtave të Njeriut. Ai është gjithashtu Profesor i Asociuar i Praktikës së të Drejtës Penale Ndërkombëtare në Dickinson Law School, në Universitetin PennState, Profesor i drejtësisë në Science Po Paris, pedagog i ftuar në Universitetin e Friburgut (Fribourg) Zvicër dhe Profesor i të Drejtës dhe Procedurës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit.
Gjykatësi Metro është i diplomuar si jurist në Universitetin e Lozanës (Lausanne) në Zvicër, është magjistruar në të drejtën ndërkombëtare nga Kolegji Universitar në Londër dhe është doktoruar në Universitetin për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës. Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare.
Gjykatësi Fergal. M. Gejnor (Fergal M. Gaynor) (Irlandë) punon si bashkëprokuror ndërkombëtar rezervë në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatën e Kamboxhias (ECCC) dhe përfaqëson viktimat në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Ai gjithashtu ka shërbyer si ndihmësprokuror i lartë në ECCC nga viti 2015 deri në vitin 2016 dhe si avokat për prokurorinë në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë nga viti 2001 deri në vitin 2013.
Gjykatës Gejnor është diplomuar në Trinity College Dublin (Irlandë) dhe si magjistër në filozofi në Universitetin e Kembrixhit (MB). Ai është anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Irlandës.