Besnik Tahirit i bashkohet në ekip eksperti i njohur amerikan, Scott Battes

Besnik Tahirit i bashkohet në ekip eksperti i njohur amerikan, Scott Battes

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Aleancës për Adhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka mirëpritur në ekipin e tij, Scott Bates.

Tahiri tha se Bates është një peronalitet i rrallë me përvojë ndërkombëtare në reforma dhe menaxhim publik. Bates ka mbajtur pozita të larta në Washington DC të Amerikës dhe në qeveritë lokale të Virginia dhe Connecticut të SHBA-së.

“Jam i nderuar që, Scott Bates (www.scottbates.net/about/), i bashkohet ekipit tim në cilësinë e këshilltarit të jashtëm, për marrëdhënie ndërkombëtare dhe programit për investimet e huaja. Ai gjithë përvojën dhe njohjen ndëkombëtare do ta ofrojë në funksion të realizimit të Platformës Zhvillimore për Podujevën 2025, në veçanti në instalimin e menaxhimit efikas publik dhe thithjen e investimeve”.

Tahiri tha se në këtë funksion, përveq mobilizimit qytetar, potencialit ekonomik do ti ftojë gjithë miqtë e partnerët në vizionin për zhvillim të Podujevës.

Njoftimi i plotë:

Pata kënaqësi ta pres në Podujevë, z. Scott Bates, një personalitet i rrallë me përvojë ndërkombëtare në…Posted by Besnik Tahiri on Saturday, July 17, 2021

Related Articles